Tension ne veri te Kosovës - Vizion Plus - News - Lajme
  • 8 years ago
Vijon të jetë e tensionuar situata në veri të Kosovës. Në përpjekjen më të fundit për zhvendosjen e një barrikade, forcave të KFOR-it u është dashur të përdorin gazin lotsjellës për të shpërndarë një turmë protestuesish serbë, të cilët përpiqeshin të ndalnin aksionin. Nga aksioni i KFOR, ka mbetur i plagosur një nga ushtarët e trupave paqeruajtëse. Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i forcave të KFOR-it në Kosovë. Ndërkohë që sipas mediave serbe, ushtarët e KFOR-it kanë arritur që të zhvendosin një barrikadë në afërsi të Zubin Potokut dhe kanë marrë nën kontroll këtë rrugë. Ndërkaq, kryediplomati serb Vuk Jeremiç shprehet skeptik se dialogu i Serbisë me Kosovën do të çonte në një përshpejtim të integrimit të vendit të tij në BE. Në një intervistë për të përditshmen serbe "Blic", ministri i Jashtëm i Serbisë, tha se dialogu Prishtinë-Beograd, do të shpejtonte hyrjen e Serbisë në BE, po aq sa finalizimi i bashkëpunimit me Gjykatën e Hagës, për dorëzimin e të akuzuarve për krime lufte në ish-Jugosllavi. Megjithatë, sipas Jeremiç, kjo nuk do të thotë se Serbia nuk do të vazhdojë dialogun me Kosovën për zgjidhjen e çështjeve të parashtruara në tavolinë. Ndërkaq, ai theksoi se Bashkimit Evropian nuk i intereson shumë zgjerimi.

Continues to be tense situation in the north. In the latest attempt to move a barricade, KFOR forces had to use tear gas to disperse a crowd of Serb protesters who tried to stop the action. From action KFOR, has remained one of the soldiers wounded troops. The news was announced by a spokesman for KFOR forces in Kosovo. Meanwhile, according to Serbian media, KFOR soldiers have managed to remove a barricade near Zubin Potok and take control this way. Meanwhile, the top diplomat Vuk Jeremic said Serbia's skeptical that dialogue with Kosovo would lead to an acceleration of its integration into the EU. In an interview to Serbian daily "Blic", Foreign Minister of Serbia, said that dialogue between Pristina and Belgrade would accelerate Serbia's EU entry as much as the finalization of cooperation with the Hague Tribunal, to surrender the accused to war crimes in former Yugoslavia. However, according to Jeremic, this does not mean that Serbia would continue dialogue with Kosovo to resolve the matters set forth in the table. However, he stressed that EU enlargement does not really care.
Recommended