Kërkohej për trafik droge në Itali pranga 35 vjeçarit në Vlorë

  • 9 years ago
Floren Metushaj është arrestuar në qytetin e Vlorës pasi kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge.Polica ka bërë të mundur arrestimin e 35 vjeçarit pasi ai ishte i shapllur në kërkim ndërkombëtarë mbrëmjen e së premtes nga një kontroll në akset në brëndësi të qytetit.Metushaj është arrestuar në flagrancë pasi udhëtonte me automjetin e tij tip "KIA" me targë AA354MC

35 vjeçari është shpallur në kërkim Ndërkombëtarë, pasi shteti Italian, konkretisht Interpoli Roma, më datë 09.07.2012, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në Burg" për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe e ka shpallur në kërkim Ndërkombëtarë më datë 25.09.2015.

Shërbimet e Policisë, kanë bërë të mundur shoqërimin në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës, disa automjete të cilat kishin vendosur xhama të zinj.

Recommended