“Rama ik”! Shkodra në protestë “JO” masave kundër informalitetit

  • 9 years ago
Në Shkodër qytetarët të mbështetur edhe nga përfaqësues të sindikatave kanë protestuar ndaj aksionit të qeverisë kundër informalitetit. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit me argumentin se po përdor selektivitetin në masat ndaj biznesit gjatë aksionit kombëtar.

....
?Rama ik? ka qenë thirrja e protestuesve shkodranë nga pedonalja e këtij qyteti. Qytetarë, përfaqësues të biznesit dhe të sindikatave u mblodhën në një tubim, për të kundërshtuar masat e drastike ndaj bizneseve në luftën kundër informalitetit.

Alfred Tukaj, kreu i Bashkimit të Sindikatave në Shkodër, u shpreh se ata mbështesin zbatimin e ligjit dhe luftën kundër informalitetit, por jo masat në mënyrë selektive dhe drastike ndaj biznesit.

Organizatorët shprehen se protestat do vazhdojnë duke kërkuar zbutjen e masave dhe dhënien e kohës së duhur biznesit për tu formalizuar sipas ligjit.

Protestë edhe në Elbasan
Edhe në Elbasan, dega e PD ka denoncuar se bizneset po përjetojnë një situatë të rëndë terrori nga administrata e tatimeve në luftën kundër informalitetit. Nënkryetar Eugen Isaj shprehet se qeveria duhet të nise aksionin nga monopolet të cilat kanë marrë peng qeverinë dhe jo nga biznesi i vogël i cili përbën edhe sektorin më të madh të punësimit në vend. Sipas tij ky ritëm do të nxjerrë shumë qytetarë në rrugë.

Recommended