DASH: Trafiku i qënieve njerëzore i lartë, masat s'kanë qenë efektive

  • 9 years ago
Trafikimi i qenieve njerëzore në Shqipëri vazhdon të jetë në nivele alarmante. Konstatimi shqetesues vjen nga raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili ngre dhe nje tjeteër shqetësim, atë të rezultateve negative që po jep lufta ndaj trafikut. DASH vëren se shumë persona në radhët e policisë kanë lidhje me trafikun apo korruptohen nga trafikantet. Në raport thuhet se situata eshte shqetësuese edhe për shkak se disa deputetë janë marrë me trafikun e njerëzve.

?Përfaqësimi në nivelet më të larta të shtetit si parlamenti dhe korrupsioni në radhët e policisë cënojnë përpjeket e Ministrisë së Brëndshme për të luftuar kete fenomen fenomenin e trafikut?, - thuhet në raport. Departamenti amerikan i shtetit ngre dyshime edhe mbi rolin e gjykatave, kur vlereson se vetëm një numër i vogël trafikantëve të arrestuar nga policia është dënohet për këtë vepër penale.

DASH i jep hapësirë në raport edhe mbrojtjes ndaj viktimave te trafikimit. ?Një person nga Shqipëria ka gjasa për t'u mbrojtur nga shteti. Në tetor të 2013-s qeveria ka krijuar një grup pune për të kordinuar punën mes insitucioneve në luftën kundër trafikut.?, - thotë Departamenti Amerikan i Shtetit. Raporti i rekomandon qeverisë që tu ofrojë më shumë mundësi për trajtim mjekësor dhe strehim viktimave të trafikut njerëzor.

Recommended