A1 Report - Veliaj: Gjobë po dëmtuat pronën publike, 'Benz-in' ia fala Bashës

  • 9 years ago
TIRANE - Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar me votat e këshilltarëve të maxhorancës ligjin për masat ndëshkuese, për dëmtuesit dhe zaptuesit e hapësirave publike. Në mbledhje pati një debat të gjatë mes këshilltarëve të djathtë dhe atyre të majtë për respektimin e afateve ligjore për kalimin e ligjit të ri. Anëtarët e djathtë pretenduan se nuk u është lënë një afat 5 ditor siç përcaktohet në ligj për shqyrtimin e propozimit.

Kreu i bashkisë, Erion Veliaj gjatë fjalës për këto masa tha se që me aplikimin e masave modeste pati rezultat duke frenuar ndotjen e ambienteve publike. Ai theksoi se nuk kanë pse vazhdojnë të paguajnë qytetarët për dëmtimin e veprave publike që janë realizuar po me taksat e tyre. Veliaj duke iu përgjigjur këshilltarëve të djathë tha se ai ka hequr dorë dhe nga përdorimi i makinës së ish-kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha.

?Nuk e kam benzin luksoz që kishte Basha, kam marrë një makinë hibride. Eja me mua të bëj dhe një çaj në apartamentin tim dhe të shkosh në PD t?u thuash që ia paskemi fut kot. E kam kthyer benzin e Lulzim Bashës, ta marri ta gëzojë. Ia kam dhuruar atij personalisht. Shkuam nga benzi 200 mijë euro në makinë hibride?, tha Veliaj.

Recommended