A1 Report - U kapen me 30 kg eksploziv në burg kushërinjtë nga Kukësi

  • 9 years ago
U kapën me 30 kg tritol 2 ditë më parë në Kamëz, heshtin para gjykatës dy kushërinjtë nga Kukësi Sokol Sinani dhe Imerli Metaj, duke mos treguar se ku e blenë.

Burime për A1Report nga akuza bënë me dije se të rinjtë e siguronin eksplozivin në Mal të zi duke e futur ilegalisht në Tiranë, aktivitet që sipas të dhënave operative e kryenin prej afro një viti.

Gjykatësja Manjola Bejleri caktoi për ta masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve nga prokuroria e Tiranës.Dy të rinjtë u arrestuan në flagrancë teksa po tentonin për të tregutuar eksplozivin, por operacionit të policisë mundi ti shpëtoj blerësi i cili është shpallur në kërkim.

Policia, e cila po hetonte këtë grup kriminal prej 2 muaj për të finalizuar të dielën operacionin ?danger? me kapjen e 126 kapsollave eksploziv plastiK dhe 45 kapsolla plasëse e dy celularë.