A1 Report - Nesër operacioni anti-evazion Rama: 600 grupe në terren

  • 9 years ago
Kur kanë mbetur dhe pak orë nga nisja e operacionit mbarëkombëtar për luftën ndaj evazionit fiskal, kryeministri Edi Rama ka mbledhur Këshillin Ekonomik Kombëtar ku foli për planin e "studiuar mirë" dhe "afatgjatë" për ta fituar këtë betejë më informalitetin. Duke bërë të ditur se pjesë e operacionit do të jen doganat, tatimet dhe policia, Rama tha se në terren do të jenë të angazhuara 600 grupe pune dhe operacioni do të zgjasë 300 ditë. Kreu i qeverisë u shpreh se niveli i informalitetit është rreth 30%, ndërsa po ta përllogarisim sipas kritereve që flerëson Bashkimi Evropian mund të arrij në 50%.

?Është një përpjekje për shtetbërjen për kalimin e Shqipërisë nga një vend i rrënuar në një vend anëtar të Bashkimit Evropian. Ne besojmë se në këtë përpjekje rol të posaçëm duhet të ketë sjellja e të gjitha forcave që do të angazhohen në terren. Janë 600 grupe që janë angazhuar dhe plotësuar me përfaqësues të strukturave të ndryshme që bëjnë punën në terren me orar të zgjatur dhe ne do të bëjmë çmos që këto grupe të sigurojnë jo vetëm kryerjen e detyrave dhe kontrollit të evidentimit të rasteve, por edhe një sjellje dhe një qasje jo armiqësore ndaj biznesit?, theksoi kryeministri.

Rama ftoi qytetarët që të bëhen pjesë e aksionit duke u kërkuar që të denoncojnë abuziket e mundshme nga këto grupe pune. Gjithashtu ai foli edhe për të dhëna inkurajuese ende pa nisur aksioni.

Recommended