A1 Report - "Closer", "arome ndarjeje" mes Hollande dhe aktores Julie Gayet

  • 9 years ago
PARIS- Pa kaluar as 3 muaj prej zyrtarizimit të lidhjes, shtypi francez paralajmëron për "aromë ndarjeje" mes presidentit francez Francois Hollande dhe aktores Julie Gayet. Kjo është ajo çka shkruhet në të përjavshmen franceze `Closer`, revistë që zbuloi edhe ndarjen në muajin janar të çiftit presidencial.

Sipas `Closer`, raporti mes tyre është në krizë dhe të hënën e shkuar çifti pritej të merrte pjesë në premierën e një filmi në një Kinema pranë Champs-Elysees. Julie Gayet, mëngjesin e të hënës ishte kthyer nga New York-u, ku kishte marrë pjesë në një eveniment të kinemasë franceze.

Por Hollande në premierën e filmit ishte paraqitur edhe njëherë vetëm dhe `Closer` e përshkruan `të buzëqeshur por të tensionuar`. Më pas ai ishte kthyer në rezidencën e tij dhe nuk kishte kaluar asnjë mbrëmje nën shoqërinë e Gayet, siç shpreson paparacët.

Por kjo nuk mjafton, `Closer` shton se " presidenti po rilidh kontaktet me Valerie Trierweiler", me të cilën, sipas të përjavshmes franceze, ai "nuk dëshiron t`i ndërpresë marrëdhëniet`.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të qëndrojmë në pritje të konfirmimit të këtij lajmi dhe nëse presidenti Hollande do të largohet nga Gayet.

Recommended