A1 Report - Tiranë, shpërthimi i IV hedh në tokë pallatin 7-kate, ishte pa leje

  • 9 years ago
TIRANË- Është shembur në orën 15:39 minuta godina 7-katëshe që ndodhej në zonën e "Vilave Gjermane", në zonën e rrugës së Elbasanit. Godina pa leje ishte bllokuar që ditën e djeshme nga forcat e INUK.

Fillimisht ishte njoftuar se godina do të shembej në orën 15:00, por kjo gjë nuk ndodhi për shkak të një defekti në sistemin e kapsollave që ishin montuar nga forcat xheniere.

Janë bërë edhe dy tentativa të tjera por shpërthimi nuk ndodhi. Pas një modifikimi, pasi janë zëvendësuar 10 kapsollë u krye edhe shpërthimi që solli edhe shkatërrimin e plotë të godinës.