A1 Report - KLD kundër Naços e Çomos: Braktisën mbledhjen për të penguar

  • 9 years ago
TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë 24 orë pas debateve në mbledhjen për emërimet e 13 gjyqtarëve, ka nxjerrë zëdhënësin Elis Kuçi, për t'ju përgjigjur deklaratave të Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe përfaqësuesit të Parlamentit në KLD, Sokol Çomo

"Këshilli i Lartë i Drejtësisë çmon se përfaqësuesit e maxhorancës u larguan nga mbledhja për të krijuar një situatë penguese. Këshilli i Lartë i Drejtësisë deklaron se ka qenë transparent dhe se janë ndërtuar standarde për vlerësimin e gjykatësve dhe për emërimin e tyre."- tha Kuçi

Zëdhënësi ka shfrytëzuar momentin e dhënies së statusit të vëndet kandidat duke shtuar se do të informonte të gjithë përfaqësuesit e Bashkimit Europian për incidentin dhe presionin politik që sipas tij po ushtrohet ndaj KLD

"KLD iu ka bërë thirrje ndërkombëtarëve për të vlerësuar situatën, pasi KLD vlerëson se përfaqësuesit e maxhorancës përdorën terma poshtërues, presion dhe revansh politik për të nënshtruar."- shtoi ai.

Ministri Naço dhe përfaqësuesi i Parlamentit, Sokol Çomo pas largimit nga mbledhja e djeshme , deklaruan se bojkotuan momentin e plotësimit të vëndeve vakante në gjyqësor për të mos u bër pjesë e qokave të KLD-së me këto emërime.

Sipas Naços prej muajsh KLD-ja dëshmon mungesë efiçenc edhe se e braktisi mbledhje sepse nuk mund të pranonte të ishte pjesë e një farse të tillë që bie në kundërshtim me ligjin dhe praktikën që ky këshill duhet të zbatojë. Më herët ministri Naço kishte propozuar që në këto poste të emëroheshin magjistratët e rinj të cilët janë të papërfolur për aferat korruptive në gjyqësor. Sipas tij këtyre magjistratëve po u mohohet një e drejtë, pasi ata duhet të emërohen sikurse parashikon ligji.