Meksikë, kapet kreu i kartelit të drogës "Zetas", Trevino Morales

  • 9 years ago
MEKSIKË -- Qeveria meksikane ka njoftuar se Miguel Angel Trevino, kreu i kartelit të egër të drogës "Zetas" është arrestuar në veri të Meksikës. Trevino Morales, i njohur si "Zeta-40", u rrethua pranë kufirit me SHBA-në, mëngjesin e së hënës.

Ai mori kontrollin e "Zetas" pas vdekjes së themeluesit të grupit Lazcano Heriberto në tetor 2012. Sipas BBC, kapja e tij është një triumf për autoritetet që ndeshen me kartelet e fuqishme të trafikut të drogës. Karteli "Zetas" u formua nga të larguarit nga njësitë elitë të policisë meksikane dhe shpejt u bë famëkeq për egërsinë e tij

Recommended