Barack dhe Michelle Obama në Pretoria me të afërmit e Mandelas

  • 9 years ago
PRETORIA- Presidenti amerikan Barack Obama dhe Zonja e Parë Michelle janë takuar me të afërmit e heroit anti-aparteid Nelson Mandela, pasi ata nuk mundën të takonin ish-presidentin e Afrikës së Jugut i sëmurë rëndë në spital, konfirmoi Shtëpia e Bardhë. Presidenti Obama e ka cilësuar Nelson Mandelën si "një frymëzim për botën", gjatë bisedës me të afërmit e tij në Pretoria. Gjithashtu ai ka zhvilluar bisedime me homologun e tij Jacob Zuma. Në Pretoria, zoti Obama tha se ish-lideri ishte një fener i "fuqisë së parimit, dhe luftës për të drejtat e njeriut".