Thirrja e motrës së Ziverit

  • 9 years ago
Mbrëmë në adresën e "Shqiptarja. com" erdhi një letër e shkurtër e Trëndafile Muhametit. Shkruar me dhimbje dhe revoltë, pas manipulimeve më të fundit që po zbulohen që janë bërë me vrasjen e të vëllait, për të nxjerrë të palarë ata që vranë "kokëpalarët". Letrën e shkruar nga zonja Muhametaj po e botojmë të plotë për të lexuar vetë përmes rreshtave se çfarë ndjesie të lë përpjekja e shtetit për të rivrarë viktimat: "Kush e vrau Ziverin?..Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Komandanti i gardres, apo gardisti?..TURP!..

Drejtësia po zhytet e mbytet në llumin e kohës. "Xhungla" Shqiptare kullon gjak e lot. Edhe kafshët e pyllit bashkëpunojnë e veprojnë me ligjet e pashkruara. Këtu ekziston ligji, po kur thotë Maliqi. Për këtë u kthye Ziveri nga Greqia. U nis më 17 janar për t'u takuar me njerëzit e tij dhe u kthye me datë 20 janar për të marrë pjesë në protestë.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended