FILMI "RRETHIMI I VOGEL" | Kinematografia, Arti Skenik - Sporti

  • last month
Filmi "Rrethimi i vogël" prodhim i vitit 1986.

Skenari: Ruzhdi Pulaha
Operator: Gavrosh Haxhihyseni
Drejtor Filmi:Kreshnik Hashorva,
N/Drejtor Filmi:Leon Qafzezi & Agron Halili,
Producent: Shqipëria e re ,
Muzika: Ardit Gjebrea.

Përmbajtja e filmit
Agroni, një veteriner i cili caktohet me detyrën e kryetarit të komitetit ekzekutiv të rrethit. Me vedosjen e tij si drejtues, ndjehet i rrethuar nga ndikimi i përsonave si në familje dhe në shoqëri. Frosa, e vjehra e tij, fillon të krijoj telashe në punë, duke kërkuar të ndihmojë disa miq të saj, të cilët i ofrojnë edhe rryshfete. Nga ana tjetër, Maksi i kërkon ta ndihmojë për të motrën, për të cilën i mban edhe mëri. Gjendet në udhëkryq kur Drita, e shoqja, kërkon të ruaj vendin e punës të të vëllait, si drejtor në pallatin e kulturës të rrethit. Xhaxhja Zenuni i rikujton mundësinë e ndikimit nga të afërmit. Agroni nuk bënë kompromis, por është më i vendosur të veprojë në përputhe me ndërgjegjen e tij.Filmi tregon qartë se në cdo organ shtetëror u emëroheshin njerëz punëtor qe I jepnin kontribut ekonomisë së shtetit ndër ta ishte edhe veterineri Agroni .Filmi tregon gjithashtu problemin e favorizimit famljarët e Agronit dhe rrethi I tij shoqëror mundoheshin te perfitonin nga posti I tij.Timo Flloko ka realizuar shumë filma ku temat kryesore kanë qenë korrupsioni ,favorizimi dhe dashuria për atdheun. Arsyeja e titullit ishte keshilla e xhaxhait e tij “Të pangopurit për punë e pushtet janë të afërmit e tu’’ prandaj dhe filmi mori titullin ‘’Rrethimi I vogel’’

INTERPRETOJNE
Timo Flloko ........Kryetar Agron Beshiri
Sulejman Pitarka ...Llambi Guri
Violeta Manushi ....Frosa Guri
Kadri Roshi ........Zenun Boriga
Albert Verria ......shoku Kopi
Minella Borova ....Berti, kunati i Agronit
Mevlan Shanaj ......Vironi, shoku i Agronit
Sotiraq Bratko .....Maksi, shoku i Agronit
Jani Riza .........Besoja, shoku i Agronit
Pandi Raidhi .......Meti, shoku i Llambit
Marjeta Ljarja .....Drita, bashkeshortja e Agronit
Mimika Luca .......Shega, pastruesja
Agim Shuke ........Shoku Faik
Xhevair Zeneli ....Gimi
Vasillaq Vangjeli .... Xhemili
Kiço Kërri .... Shoku Ligor
Ilir Shkurti .... Xhevo

Recommended