"Shoku ynë Tili" është prodhuar nga Kinostudio "Shqiperia e Re në vitin 1981.
Regjia: *Fehmi Hoshafi; Skenari: *Qazim Kashari *Naum Bitri *Halil Kamberi; Producent: Shqipëria e re; Muzika: Tahsin Hoshafi;
INTERPRETOJNE Elida Janushi - mësuese Besa Arben Latifi - Tili Lutfi Hoxha - Qemali, babai i Tilit Zyliha Miloti - mamaja e Tilit Vasillaq Vangjeli - Vasoja, shoferi i autobuzit Mirketa Çobani - mësuese Drita Zef Bushati - Bujari, mësuesi i punës me dru Ndrek Shkjezi - mësuesi i gjeografisë, Faiku Minella Borova - Shpëtimi, bashkshorti i Besës Antoneta Papapavli - drejtoresha e shkollës Shkëlqim Fejzo Herion Spiro - Albani Mimika Luca
Përmbajtja Tili është një nxënës i vështirë , i cili bëhet problem për familjen dhe shkollën. Është një nxënës me humor , por edhe i bezdishëm. Ka probleme me mësuesit, sidomos me mësuese Dritën , e cila e ka në kujdestari. Tili , nga ana e tij , kërkon të shkojë në klasën e mëparëshme , ku mësuese është Besa. Edhe pse e pranojnë kërkesën e tij , ai vazhdon rutinën e mëparëshme. Gjëndja përkeqësohet kur ai edhe Luli fikin dritat e shkollës në ditën e takimit me prindërit. Me punën e palodhur të mësuesve Besës dhe Bujarit, arrijnë t'a bindin të kthehet në rrugë të mbarë.