Filmi "Komisari i Dritës" u prodhua ne vitin 1966 nga Kinostudio "Shqiperia e Re" Regjisor: Dhimitër Anagnosti dhe Viktor Gjika, Skenari: Llazar Siliqi, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Tish Daija. Përmbajtja e filmit Çlirimi e gjeti Shqipërinë në padije dhe injorancë. Mbi 85 e popullsisë ishte analfabete. Luftëtari i brigadave partizane, Dritan Shkaba, ngarkohet me detyrë që të hapë shkolla në fshatrat e Mirditës krahinë malore në Shqipërinë e veriut. Mësuesi i ri duhet që krahas penës të shtrëngojë fort dhe pushkën. Rreth e rrotull veprojnë banda të armatosura të reaksionit, të cilat bëjnë gjithë përpjekjet për të penguar reformën arsimore në luftë kundër analfabetizmit. "“Komisari” është një film fetar me dy atmosfera: kundër zotave dhe korruptimit të klerikut dhe pro besimit tek feja e re. Viti 1966 nuk është as zbritja e djallit komunist në tokën shqiptare dhe as perëndimi i zotave apo i çdo metafizike. Është rilindja e një feje të re, më të emancipuar, më revolucionare, më praktike dhe unifikuese." Interpretojnë Rikard Ljarja ... Dritan Shkaba Roza Anagnosti ... Rudina Ndrek Luca ... Prifti Dom Pali Ndrek Prela ... Gjyshi i Dritanit Prend Lekunda ... Doda, xhaxhai i Rudinës Mihal Stefa ... Shërbyesi i Kishës Reshat Arbana ... Nikoll Mustaqeziu Noc Sheldia Mark Kola ... Kryetari i Këshillit Liza Vorfi ... Dava, gruaja e Prenkës Mario Ashiku ... Ndre Gjetani Fejzi Spahiu ... Komisari Loro Kovaçi ... Plaku Baca Viktor Zhusti ... Mark Denina Antoneta Papapavli ... Ngjela Vitore Nino ... Nëna e Pellumb Currit Viktor Bruçeti Todi Thanasi Sulejman Dibra ... Partizani i Plagosur në shtëpine e Dodës gjatë luftës Ermira Lika Adrian Devolli Murat Basha Lazarin Mazreku Gazmend Musaraj Adriatik Bakiraj Bardhyl Baholli Aleksandër Naqi