Zhduken tre persona, dy prej tyre dyshohen se jane vrare

  • 3 years ago
Pas njoftimit për zhdukjen e Vilson Çutaj, Danjel Pepajt dhe Klement Pepaj 2 ditë më parë në Malësinë e Madhe në Shkodër, për mediat kanë folur prindërit e këtij të fundit. Ndue Pepaj thotë se ka informacione se janë dëgjuar krisma armësh, por nuk kishte dijeni për konfliktet e të birit. Ndonëse kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin, babi i Klementit thekson se dyshimet kryesore për këtë ngjarje i ka tek 25-vjeçari Daniel Pepaj.

?Klementi ka ardhur prej një viti, pasi e kanë ekstraduar prej Zvicrës. Ka qenë në Francë njëherë, më pas në Lozanë të Zvicrës. Sivjet ka punuar tek një kioskë të vogël që e kemi tek fusha e sportit në Razëm. Nuk më është ankuar ndonjëherë se ka konflikte me ndokënd. Ndoshta ka pasur konflikte dhe nuk mi ka treguar mua. Sipas versionit që i kanë dhënë policisë disa bashkëfshatarë tanë, thonë që ka pasur probleme droge. Thuhet që kanë dëgjuar krisma armësh afër një zonë pyjore. Djali i djalit të xhaxhait është parë me armë, me automatik, Danjeli. Ndërsa për djalin tim dhe Vilsonin nuk dihet asgjë. Këto janë vetëm fjalë dhe nuk e di të vërtetën, Ndoshta mund të jenë hamendje, ose një mënyrë për të krijuar ndonjë konflikt, këtë nuk e di. Dyshimet më të mëdha tek ai i kam (Danjeli). Ndoshta gaboj, i kërkoj falje me i parë nesër. Por duke parë disa versioni që më kanë thënë të tjerët, nuk di ku të dyshoj tjetër kënd?.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended