Lajme Arkiva 2000 Apeli i paqes midis Izraelit dhe Palestinës është arritur sot në orët e para të mëngjesit. Arafat dhe Shimon Per kanë nënshkruar marrëveshjen për të ndaluar dhunën dhe terrorin që ka përfshirë të dy vendet. Marrëveshja konsiston në largimin e trupave izraelitë nga territori palestinez. Tanket kanë filluar të lëvizin sot dhe po hiqen një pjesë e rrethimeve. Por, marrëveshja e lidhur, qëndron në fije të perit. Një autobombë ka shpërthyer në një markato në Jeruzalem duke shkaktuar vdekjen e dy izraelitëve. Kjo ka ndodhur ndërkohë që pritej që dy televizione ai izraelit dhe palestinez do të transmetonin njëkohësisht apelin e Arafatit dhe Barakut për marrëveshjen e nënshkruar gjatë natës, por ka akoma për të parë se si do të përballohet gjendja. Sulmet dhe konfrontimet nuk kanë munguar sot dhe nga ana e palestinezëve me ushtarët izraelitë. Deri tani numërohen 2 të vdekur dhe 5 të plagosur në veri të Jeruzalemit dhe në jug të Gazës. Vetëm organizata terroriste Hamas, ka deklaruar sot se nuk e njeh këtë marrëveshje dhe se do të vazhdojë revoltat e saj./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/