Sheshi "Omonia" i qytetit te Fierit (2 Nentor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Thuajse çdo qytet i Shqipërisë ka atë që njihet me emrin sheshi "Omonia". Edhe Fieri ka tashmë simbolizimin e sheshit të Athinës ku çdo mëngjes mblidhen emigrantët shqiptarë për të kërkuar punë. Këtu, vendqëndrimi i atyre që kërkojnë punë ditore ndodhet në rrugën kryesore të Fierit pranë stacionit të autobusëve të Patosit.
Gati 500-1000 vetë në ditë grumbullohen herët në mëngjes nga rrethinat e qytetit dhe fshatrave rrotull për të kërkuar bukën e përditshme. Ata janë në pritje të ndalimit të një makine që kalon aty për të kërkuar punëtorë ditorë si punë të rënda në ndërtim, ngarkim shkarkim e të tjerë. Pagesa për fatlumët arrin nga 600 deri në 1000 lekë në ditë.
Ndërsa të papunët e tjerë që nuk arrijnë të sigurojnë një punë të tillë janë të detyruar të kthehen duarbosh pranë familjeve me shpresë për një punë ditën tjetër. Mes atyre që kërkojnë punë ka me dhjetëra minorenë që vijnë kryesisht nga periferia e Fierit të cilët shprehen se janë këtu me shpresë për të siguruar bukën për familjet e tyre. Sipas nëpunësve të Zyrës së Punës, këta njerëz punojnë dhe në të zezë, një dënim ky që dënohet nga legjislacioni shqiptar./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/