Ky është 40-vjeçari Paulin Nikaj, i cili në 2014 vrau në Itali bashkëkombasin e tij, Nimet Zyberi. Interpol Tirana e ka arrestuar dhe e ka dërguar në Itali Nikajn, i cili është dënuar në Bolonja me 30 vite burg. 40-vjeçari e vrau Zyberin në sy të bashkëshortes dhe vajzës, para një supermarketi. Shkak i vrasjes u dyshua larja e hesapeve. Vrasja në atë kohë u pa nga dhjetra dëshmitarë në Rimini, dhe Paulin Nikaj, babaj i dy fëmijëve, erdhi drejt Shqipërisë pas ngjarjes. Prej vitesh ai fshihej në zonat e Fushë-Krujës. Ndërkohë Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia 43-vjeçaren Aurela Doksani. Gruaja nga Fieri ishtë dënuar me 8 vite e 8 muaj burg për trafik droge. Në vitin 2011 ajo ka tentuar të kalojë në Kakavijë 130 gr heroinë drejt Greqisë. Nga hetimet rezultoi se 43-vjeçarja mund të jetë përdorur nga grupe kriminale të Fierit për të kaluar sasi të vogla droge drejt Greqisë. Ajo u dyshua se kishte kaluar edhe sasi të tjera heroinë në Greqi, por kjo nuk u provua dot nga prokuroria.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/