'Dekriminalizimi', Balla: PS e vetmja që e ka sanksionuar në rregullore! Duhet dakordësi me opozitat
  • 3 years ago
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla foli për ligjin e dekriminalizimit si një proces të rëndësishëm në përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se kjo do të jetë një proces që do të kërkojë dakordësinë e opozitave e më pas të kalohet në KQZ. Balla tha se PS është e vetmja parti që e ka sanksionuar ligjin e dekriminalizimit në librin e tyre të rregullave.

"Ju e dini që paketa e dekriminalizimit është një paketë e votuar me konsensus me PD dhe LSI kur kanë qenë në Kuvend. Kjo është një prej çështjeve që ka qenë pjesë e punës të grupit të punës në kuadër të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore nga i cili kanë buruar një sërë projektligjesh që priten të shqyrtohen në Kuvend. Ne do të marrim kontaktet përmes Gjiknurit dhe opozitën jashtëpalramentare. Kujtoj që nisma ka të bëjë me zgjerim të afatit të depozitimit të kandidaturave në KQZ e për pasojë ajo në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të kenë më shumë kohë në dobi të verifikimit të pastërtisë së figurës së kandidatëve. Ne si PS jemi e vetmja forcë që këtë çështje e kemi sanksionuar në librat tonë të rregullave lidhur me një verifikim paraprak që do ta bëjmë për kandidatët tonë për zgjedhjet e 25 prillit. Është një proces që do kalojë përmes një komunilkimi me opozitat për të dakordësuar këtë nismë sepse rritja e afatit që ka KQZ-ja, mundëson që të detektojmë të gjitha kandidaturat e partive politike që mund të kenë probleme për të parandaluar zgjedhjen e tyre" - tha Balla.
Recommended