Shkelja e karantines, me pak gjoba ne Shqiperi | Lajme-News

  • 3 years ago
Ky qytetar në Kosovë u gjobit nga policia pasi nuk zbaton masat antiCovid. Thyerja e karantinës nga të infektuarit është shqetësimi kryesor nga personat pozitiv Covid. Ata duhet të qëndrojnë në banesë dhe nuk duhet të dalin për 14 ditë, pasi rrezikojmë infektimin e personave të tjerë.
?Personat e infektuar me covid 19 e kanë të ndaluar të dalin të shëtisin. Në rast se nuk zbatojnë vetëizolimin, organet policore dhe ato mjekësore të cilat janë shtabet e emergjencës i vendosin gjobë?.
?Në Kosovë dënimet për thyerje të karantinës tashmë janë me ligj. Një person me Covid-19 i cili nuk respekton rregullat e vetëizolimit dënohet me 500 euro gjobë?, raporton Blerta Dalloshi Berisha.
Deri tani janë gjobitur 1524 persona që kanë thyer karantinën. Numrin më të lartë e mban Prizreni me 442 gjoba, e ndjekur nga Prishtina me 409 gjoba.
Në Maqedoninë e Veriut ndëshkimet administrative për thyerje të karantinës janë shumë të larta. Variojnë nga 2 mijë deri në 4700 euro.
?Të gjithë personat që janë të infektuar me Covid-19, apo të dyshuar me virusin korona e që duhet të jenë në karantinë apo vetëizolim gjobiten me gjobë në vlerën me shumë se 2 mijë euro?, raporton Xhumadije Ibrahimi.
Që prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë gjobitur 205 persona me nga 2 mijë euro për thyerje të karantinës.
Ndërsa Shqipëria mban numri më të ulët të personave që janë gjobitur për thyerje të karantinës.
?Edhe në Shqipëri thyerja e karantinë ndëshkohet me ligj, nga gjobë deri në burg. Sipas policisë, prej muajit Prill dhe deri më tani në Shqipëri janë gjobitur 14 persona me 70 mijë lekë?.
Ata që janë gjobitur, janë zbuluar gjatë kontrolleve të policisë në rrugë e makina. Emrat dhe listat e të gjithë personave që rezultojnë pozitiv në tamponin e kryer për Covid-19, u dërgohen komisariateve të zonave ku të prekurit banojnë. Policia thotë se ka 123 patrulla në mbare vendin që kontrollojnë dy deri në tre herë gjatë ditës zonat ku banojnë të infektuarit.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended