PD: Qeveria po ndryshon adresat e qytetareve | Lajme - News
  • 3 years ago
Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka nisur një operacion të mirëorganizuar për të penguar qytetarët të votojnë në zgjedhjet e ardhshme duke u ndryshuar vendbanimet.
Për selinë blu ky veprim është në shkelje të ligjit e Kushtetutës, ndaj ata paralajmërojnë padi penale për zyrtarët e përfshirë në këtë skemë, duke nisur nga ministri i Brendshëm.
?Partia Demokratike, do të paraqesë kallëzim penal për të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë skemë manipulimi masiv, me zhvendosjen e gjendjes civile, duke filluar që nga ministri Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, drejtues të pushtetit vendor e me radhë?.
Në kundërpërgjigje, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj hodhi poshte akuzat e selisë blu, duke i cilësuar ato trillime, pasi sipas tij nuk po ndodh asnjë ndryshim me qendrat e votimit.
?Ekstrakti i parë i listave të votuesve do të publikohet më datën 5 Tetor dhe çdokush do të ketë mundësinë që të shohë se qendrat e votimit nuk ndryshohen. Paralajmërimet tuaja se do të bëni kallëzime janë qesharake, edhe pse në të vërtetë i bëni me qëllim presioni publik dhe intimidimi. Mos u lodhni kot me paralajmërime, thjesht shkoni në Prokurori?.
Sipas Lleshajt, përditësimi apo saktësimi i adresave të qyetarëve nuk ka asnjë lidhje me qendrat e votimit të tyre, të cilat thotë ai, nuk ndryshojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended