Maskat nuk do te jene detyrim ne lokale |Lajme - News

  • 3 years ago
Mbajtja e maskës është e detyrueshme në të gjitha mjediset e mbyllura, por nuk do të jetë e tillë për klientët që do të frekuentojnë baret dhe restorantet prej 1 tetorit. Epidemiologia Eugena Tomini shprehet se vetëm për këto subjekte ky element do t?i lihet në dorë klientit, ndërsa për personelin që servir është një detyrim ligjor.
?Mbajtja e maskës nuk është një element i domosdoshëm gjatë procesit të ngrënies, por pas mbarimit dhe konsumimit këto mjedise konsiderohen ambiente të mbyllura. Secili do të krijojë kushtet e higjenës personale, është pergjegjësi personale, por që bëhet edhe përgjegjësi kolektive?, thotë Eugena Tomimi.
Si mënyrën e vetme për të frenuar infektimet paslehtësimit të këtyre masave Tomimi sheh respektimin e rreptë te pikave të protokollit.
?Vendosja e tavolinave në bar restorante do të jetë 2 metra në të gjitha drejtimet. Përballja me kurriz dhe përballë do të jetë 2 metra. Që të gjithë mjediset e mbyllura duhet të kënë ajrosje të vazhdueshme, dritaret dhe dyert duhet të jenë të hapura. Duhet të bëhet vendosja e dezinfektantëve në hyrje të subjektit?, shton epidemiologia.
Protokolli i detyron restorantet që të përdorim menu elektornike ose plastike në mënyrë që të pastrohet lehtë, si dhe vendosjen e xhamit ndarës në rastet kur pagesa bëhet në arkë. Akti Normativ lejon po ashtu përdorimin e pishinave në mjedise të mbyllura, por lë sërish të mbyllura lokalet e natës.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended