Paloka për votimin e kandidatëve në Dibër: Angazhim i madh! Hapi i parë për rrëzimin e Ramës
  • 3 years ago
Pas Kukësit, edhe në qarkun e Dibrës këtë të shtunë (26 shtator) që prej orës 10:00 ka nisur procesi i votimit të kandidatëve për deputet të PD-së.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari Edi Paloka u shpreh se pjesëmarrja ishte e madhe në të gjithë vendin. Ai është i bindur tek fitorja në zgjedhjet e 25 prillit 2021 teksa shprehet se zgjedhja e kandidatëve është vetëm hapi i parë.Gjithashtu Paloka premton se pas fitimit të zgjedhjeve të përgjithshme, në të njëjtin vit do të zhvillojnë dhe zgjedhjet vendore.

Deklarata e plotë e Edi Palokës përpara gazetarëve:

"Siç e ndoqët edhe vetë, pjesëmarrja është impresionuese sepse, realisht, unë pata merakun edhe të kohës, edhe të faktit që shumë fshatra janë larg. Por për fat të mirë, shoh që anëtarësia e Partisë Demokratike edhe në Bulqizë e ka vlerësuar ashtu siç duhet këtë proces dhe po vazhdon me ritme të kënaqshme të votoje për të bërë përzgjedhjen e atyre përfaqësuesve më të mirë të PD qe ata shpresojnë dhe pretendojnë që do t?i përfaqësojnë nesër jo vetëm në parlamentin shqiptar dhe pushtetin lokal, por edhe në administratën e ardhshme të qeverisë se Partisë Demokratike. Sot unë konstatova një fakt tjetër të rëndë për Bulqizën. Bulqiza në fakt gjithnjë ka qenë një nga zonat më të varfra në Shqipëri, një paradoks për të cilën mbase edhe në kemi përgjegjësinë tonë si PD kur kemi qeverisur. Një qytet që jeton mbi pasuri të tëra, por që vuan varfëri ekstreme, thashë është një paradoks i rëndë. Por sot konstatova për fat të keq, që edhe ato pak firma të kromit që punonin deri dje, kanë mbyllur dyert dhe kanë çuar njerëzit në shtëpi.

Pra, situata bëhet gjithnjë e më e rëndë dhe bashkë me këtë situatë të rëndë edhe domosdoshmëria për një ndryshim sa më të shpejtë. Procesi që në po bëjmë sot është vetëm hapi i parë drejt këtij ndryshimi. 25 prilli do të jetë një goditje finale për të larguar të keqen, por do të jetë edhe dita e parë ku ndryshimi do të fillojë realisht. Unë ju uroj suksese jo vetëm sot bulqizakëve, por jam i bindur që, siç fituam nga pak, zonat ku PD fitoi në 2017, këtë herë rezultati do të jetë shumë më i thellë. Sigurisht me njerëzit që po I përzgjedhin vetë dhe mendojnë se do t?i përfaqësojnë sa më denjësisht nesër në Parlament dhe në të gjithë institucionet shtetërore."

A mendoni që do të ketë përçarje PD në këto zgjedhje që po bëhen sot?

"Çdo garë, për të qenë të sinqertë, krijon edhe një lloj pakënaqësie, krijon probleme është e vërtetë. Por ajo që unë shoh është besimi në këtë proces dhe jam i bindur që nëse sot ndihet një frymë rivaliteti midis kandidatëve, nesër të gjithë do të jemi bashkë. Jemi koshient ne, ata që përfaqësojnë PD në këtë proces dhe çdo anëtar i PD që e keqja e këtij vendi është Rama dhe ai duhet larguar një orë e më parë. Çdo garë krijon një lloj pakënaqësie, krijon probleme, është e vërtetë. Por ajo që unë shoh, është besimi tek ky proces dhe jam i bindur se nëse sot ndjehet një frymë rivaliteti midis kandidatëve, nesër të gjithë do të jemi bashkë, ...
Recommended