PD nis procesin e perzgjedhjes se kandidateve

  • 3 years ago
Partia Demokratike ka nisur këtë të premte konsultimet me anëtarësinë për listat e kandidatëve deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme. Qarku i parë që nisi me seleksionimin e kandidatëve ishte Kukësi. Atje ishte këtë të premte sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili i bëri thirrje të gjithë anëtarëve të saj që të marrin pjesë në këtë proces.

?Sot PD nis fushatën elektorale me një hap të madh për fitoren e thellë të PD-së me hapin e përzgjedhjes së ekipit më të mirë me të cilin ne do t?i prezantohemi qytetarëve. Sot qytetarët shqiptarë me këtë proces që e nismi nga Kukësi kanë mundësinë të bëjnë dallimin mes një partie dhe Pd-së që kandidatët ua beson qytetarëve dhe anëtarëve të saj?, tha Bardhi.

Procesi i seleksionimit të kandidatëve do të përfundojë brenda datës 11 Tetor në të gjithë Shqipërinë. Sipas një urdhri të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, lista e kandidatëve që i nënshtrohen procesit të konsultimit duhet të shpallet jo më vonë se 24 orë përpara ditës së votimit, proces që do të nisë në orën 10 e do të mbyllet në orën 18:00.

Për votim, bazës së Partisë Demokratike pritet t?i çohen 300 kandidatë dhe do të jetë anëtarësia ajo që do të përzgjedhë se cilin nga personat nuk do të ketë në listën që më pas do t?i përcillet për votim final kryesisë së kësaj force politike.

Po në udhëzimin e miratuar në muajin Qershor thuhet qartazi se kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia duhet të përbëjnë 80% të listës së propozimeve, ndërsa jo më shumë se 20% e listës do të përzgjidhen nga Kryesia e Partisë Demokratike, si prurje nga bota akademike, ish-të përndjekur, pronarë, nga diaspora apo personalitete politike./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended