Maqedonia e Veriut me dokumente te reja | Lajme - News
  • 3 years ago
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski gjatë vizitës në kazermën në Gjorçe, njoftoi se nga viti 2021 do të shpërndahen dokumente me emrin e ri të vendit.

Nga viti 2021 do të fillojë shpërndarja e kartave të identitetit dhe pasaportave me emrin e ri të shtetit, Republika e Maqedonisë së Veriut. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme duke u zotuar se vitin e ardhshëm do të fillojë të implementohet ky project.

?Rreth pasaportave të reja, kartave të identitetit dhe dokumenteve tjera, komuniteti udhëheqës pranë MPB-së vazhdimisht punon në implementimin e projektit. Shumë shpejt do të kemi edhe datën konkrete, prej kur do të jepen pasaportat e ri. Me rëndësi është që dokumentet aktuale janë valide dhe se shteti ka gjetur mënyrë se si t?i përdorim deri në momentin kur të bëhen të rejat, me vetë momentin e mundësisë për shtypje, do të fillojmë me implementimin e këtij projekti. Pres që në vitin 2021 do të fillojmë me implementimin e projektit?, tha mes tjerash Spasovski.

Ministri Spasovski është prononcuar edhe rreth rastit të fundit në lagjen e Shkupit Gjorce Petrov, ku tifozët ?Komiti?, kanë manifestuar gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Ai tha se rastet e këtilla nuk do të tolerohen dhe duhet të ndëshkohen, pasi sipas tij, ngjarjet e këtilla mund të ndikojnë edhe në cënimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend.

?Jemi të vendosur që këto raste të mos lejohen dhe të zbulohen sa më shpejtë, por duhet edhe efikasitet më i madh i Prokurorisë Publike që t?i procedojë këto raste, që në këtë mënyrë t?i ndëshkojmë ata që merren me këtë. Përmes gjuhës së urrejtjes mund të vijmë deri te përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike në shtet?, tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Këto komente Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski i bëri gjatë vizitës së sotme në kazermën në Gjorçe duke njoftuar se nga buxheti i Ministrisë së Brendshme është investuar mbi 100 milionë Denarë në sigurimin e materialeve të pajisjeve për uniformat në polici për të gjitha njësitë organizative, automjetet e vjetra janë zëvendësuar me automjete të reja. Spasovski shtoi se për t`u bërë reformat e duhura, duhet që për çdo polic të sigurohen parakushte themelore për punën normale, integriteti, pajisjet e të ngjashme.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended