300 deri ne 500 euro provimi, arrestohet pedagogu | Lajme - News

  • 3 years ago
Një pedagog i Fakultetit të Shkencave Sociale në universitetin ?Fan Noli? të Korçës ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka përfituar para nga studentët kundrejt notës.

Në këmbim të provimeve, Alket Dino, 34 vjeç në bashkëpunim me Xhevahir Dervishin, i cili luante rolin e ndërmjetësit, kërkonte shuma parash nga 300 deri ne 500 euro.

Ka qenë një student i cili ka pasur një provim të mbetur i cili ka bërë denoncimin.

Nëpërmjet një agjenti të simuluar, Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit, nën drejtimin e SPAK kanë kryer veprime të mëtejshme hetimore me Dervishin dhe Dinon, i cili është mbajtur për një muaj në përgjim.

Por avokati i pedagogut, Nevzat Tarelli, mohon që klienti i tij të ketë ndërhyrë për ndryshimin e notës.

Ndaj Alket Dinos dhe Xhevahir Dervishit rëndojnë akuzat për veprat penale ?Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike?, ?Korrupsioni aktiv? dhe ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm?.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/