Medlin Ollbrajt vizite ne Korene e Veriut - (23 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Vizitë historike ajo e Medlin Ollbrajt ajo në Korenë e Veriut. Në aeroport Sekretarja Amerikane e Shtetit është pritur nga zv/ministri i Jashtëm korean dhe me një limuzinë amerikane e ardhur nga Koreja e Jugut, Ollbrajt është nisur drejt rezidencës qeveritare koreano-veriore, ku ka nisur dhe takimet e saj me presidentin e parlamentit, ministrin e jashtëm, si dhe zëvendës presidentin e komisionit ushtarak.

Nuk është parashikuar asnjë firmë apo akord i përbashkët në dy ditët e vizitës së Ollbrajt në Korenë e Veriut, por janë një sërë hapash për t?u diskutuar si terrorizmi ndërkombëtar, çështja e raketave dhe profilizimi nuklear. Reagime kanë mbërritur dhe nga vende të tjera aziatike, të cilat e shohin këtë vizitë si përmirësim të marrëdhënieve midis dy Koreve./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended