Konflikti tek pallatet Moskat, banoret: Po na zihet hapesira publike (20 tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Ky është një prej pallateve në Rrugën e Moskateve. Këto themele janë hapur nga një firmë ndërtimi e quajtur "Lushi" ku dje ka nisur dhe puna. 80 banorë të kësaj lagjeje, ankohen se e kanë ndërtesën ku do të ngrihet, 4 metra larg shtëpive të tyre. Për ta e rëndësishme është hapërsira. Nëse vite më parë, hapësira e pallateve nga njëri-tjetri ishte 25 metra, sot ajo sa vjen dhe po ju ngushtohet, sipas tyre jashtë kondicioneve urbanistike.
U interesuan në Drejtorinë e Policisë Ndërtimore ku drejtori Havari prononcohet se leja e dhënë nga KRRT-ja firmës është e rregullt dhe se nuk ka shkelur kushtet.
"Duhet të keni parasysh se ajo KRRT dhe ata inxhiniera, nuk mund të japë leje ndërtimi që të hedhë themele aty ku nuk ruhen këto distanca. Këtu nuk bëhet fjalë për një ndërtesë 1 katëshe, por për një disa katëshe. Jo gjithmonë njerëzit kanë të drejtë në ankesat e tyre dhe sidomos me lejet që jepen. Aty ku ka, ne do të ndërhyjmë me forcën e ligjit, por nga ana tjetër e medaljes ne marrim në mbrojtje ashtu siç marrim qytetarët kur kanë të drejtë, ne marrim në mbrojtje dhe firmat e ndërtimit që kanë të drejtë."/tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended