Plagosja e Spartak Beqarajt në Astir, shpallen në kërkim 3 persona, mes tyre një vajzë 19 vjeçare
  • 3 years ago
Aleksandër Mehmetaj i cili qëlloi dy herë me pistoletë një 45 vjecar tek Astiri, prej dy vitesh ishte në kërkim për një plagosje në Durrës jo vetëm që nuk i frikësohej policisë por pinte hashash në ambiente publike.
Ka qenë ky shkaku që nxiti konfliktin mes dy fqinjëve e që më pas përfundoi me plagosjen në këmbë të Spartak Beqarajt, i cili i kërkonte 20 vjeçarit të mos konsumonte drogë në sheshpushimin e pallatit ku banonin. Por takimi i së dielës në lokal nuk ishte aspak miqësor mes tyre. 20 vjeçari iu drejtua 45 vjeçarit me shprehjen pse më shikon dhe situata mori tjetër rrjedhë.

I riu i kërkoi Beqarajt të dilnin jashtë dhe pasi fillimisht u rrahën, Aleksandër Mehmetaj nxori armën dhe e plagosi fqinjit e rritur në këmbë. Policia identifikoi autorin, i cili është akoma në arrati përmes pamjeve të kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes. Në pyetje u mor edhe i dëmtuari Spartak Beqaraj i cili tregoi çdo gjë kishte ndodhur me autorin.
Recommended