Kampionati i futbollit, ende ne udhekryq | Lajme - News

  • 3 years ago
Pas një mbledhjeje që zgjati thuajse 3 orë, mes klubeve të ligës së futbollit dhe të deleguarit të qeverisë Fidel Ylli, palët mbetën sërish në të njëjtat llogore. Deputeti socialist Ylli ritheksoi edhe një herë se nuk mund të negociohet me qeverinë në kushte bojkoti, por dha sinjale se qeveria është e gatshme të ulet në negociata.

?Nëse rifillon futbolli mund t?i kërkojmë kryeministrit të gjejë kohë të ulet në negociata??

Nga ana tjetër klubet do të hartojnë një dokument me komente për ndryshimet në ligj se si mund të plotësohen kërkesat e tyre, ndërkohë që nuk heqin dorë nga bojkotimi i sezonit të ri futbollistik.

?Ramë dakord për të dërguar të gjithë komentet mbi katër kërkesat që kemi bërë. Përshëndesim deklaratën e zotit Ylli që qeveria është e gatshme për të realizuar kërkesat dhe që është në sinkron me ne. Ne do të vazhdojmë me procedurat, do të shohim në dinamikë situatën si do shkojë. Situata nuk pritet me thikë sot, po e ndjekim gjithë pasditen. Bojkoti? Sigurisht që vazhdon?.

Kampionati duhet të niste më 12 Shtator, por klubet janë të vendosur të mos luajnë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended