Presidenti i Vllaznia Basket kerkon klubin e futbollit | Lajme - News

  • 4 years ago
Nga basketbolli tek futbolli. Alban Xhaferi kërkon aksionet e klubit të Vllaznisë, pas një iniciative, që sikurse thotë, është e dashamirësve të futbollit në qytetin e tij.

Me anë të një shkrese zyrtare, Xhaferi i ka kërkuar Bashkisë së Shkodrës drejtimin dhe menaxhimin e klubit të futbollit Vllaznia.

?Është finalizimi i disa bisedave. Tashmë kërkojmë të kemi pjesë të aksioneve, ta bëjmë zyrtarisht kërkesën?.

Alban Xhaferri beson se i njeh vuajtjet e deritanishme të klubit të futbollit, dhe identifikon pikat kryesore ku duhet punuar për të çuar klubin shkodran atje ku e meriton.

Por kalimi nga basketbolli tek futbolli, në pamje të parë duket si hedhje në një det me peshkaqenë. Xhaferri është i gatshëm të ndërmarrë këtë sfidë.

?Futbolli ka më shumë interes, si çdo gjë në jetë ka sfida, me dëshirën e mirë dhe me punë ta kthejmë Vllazninë në pretendente për kampion dhe në paraqitje në arenën ndërkombëtare?.

Në Gusht të vitit 2011, Valter Fushaj dha dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit të Vllaznisë. Që prej atëherë, klubi shkodran nuk ka një sponsor kryesor.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended