Rama: Propozimi per listat e hapura, model i disa vendeve demokratike
  • 3 years ago
Nga Gjermania, Kryeministri Edi Rama ka komentuar propozimin e përfaqësuesit të mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri për listat e hapura, duke thënë se ky propozim nuk është shpikje, por i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike. Për opozitën tha se është e hapur të diskutojë dhe të paraqesë alternativa, por theksoi se duhet ta harrojë që të pengojë procesin.

I pyetur për deklaratat e Presidentit Ilir Meta, i cili një ditë më parë nuk i kurseu tonet e ashpra në drejtim të mazhorancës, Rama ironizoi duke thënë se Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se parlamenti vazhdon punën dhe jo vetëm që është legjitim, por është në krye të detyrës dhe do të vazhdojë të kryejë detyrën për të reflektuar në Kodin Zgjedhor ndryshimet e rëndësishme që ndodhën përpara mbylljes të sesionit të kaluar, që i hapin rrugë listave të hapura dhe njëkohësisht duke konsoliduar sistemin zgjedhor me një ndryshim të domosdoshëm të formulës së koalicioneve.

Zoti Kryeministër, ndërkohë që ju zhvillonit këtë vizitë në Gjermani, në Tiranë ka zhvillime politike. Edhe njëherë Presidenti duket sikur ka kërcënuar mazhorancën, duke e çuar parlamentin drejt shkrirjes. Keni ju një koment për deklaratat e Presidentit?

Nuk i kam ndjekur deklaratat e Presidentit, nuk përbëjnë asnjë surprizë në çfarëdo forme që ato të materializohen. Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës, kështu që varet nga dita dhe varet nga kahja e hënës në momentin kur flet. Ndërkohë që parlamenti vazhdon punën, jo vetëm që është legjitim, por është në krye të detyrës dhe do të vazhdojë të kryejë detyrën për të reflektuar në Kodin Zgjedhor ndryshimet e rëndësishme që ndodhën përpara mbylljes të sesionit të kaluar, duke i hapur rrugë listave të hapura dhe njëkohësisht duke konsoliduar sistemin zgjedhor me një ndryshim të domosdoshëm të formulës së koalicioneve, nga një formulë absurde, e cila ishte krejtësisht unikale dhe të cilën nuk e ka asnjë vend, në një formulë që e kanë të gjitha vendet europiane që kanë koalicione si mundësi dhe që krijojnë koalicione parazgjedhore.

Propozimi i Damian Gjiknurit për listat e hapura duket sikur nuk është pritur mirë nga opozita, e cila në fakt i ka konsideruar këtë propozim si një mundësi që këto lista të jenë më shumë të mbyllura?

Propozimi nuk është asnjë shpikje, propozimi i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike që përdorin listat e hapura. Çdo propozim është i diskutueshëm. Unë uroj dhe shpresoj që opozita jashtëparlamentare të mos humbasë kohë siç e ka zakon, sepse koha nuk pret. Zgjedhjet janë në 25 Prill, votimi i ligjit zgjedhor është vetëm hapja e një procesi ku pastaj do të duhet të zbatohet ligji zgjedhor. Të mos harrojmë që në ligjin zgjedhor kemi edhe angazhimin për sistemin e identifikimit elektronik dhe sa më shumë kohë humbet aq më pak bëhet i mundur implementimi i këtij sistemi. Edhe njëherë përsëris, opozita është e mirëpritur të d...
Recommended