Rama: Kemi bere gjene e duhur me koalicionet | Lajme - News
  • 3 years ago
Ndërsa në Tiranë palët politike janë përfshirë sërish në një debat të ashpër sa i përket reflektimit të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor, kryeministri Edi Rama nga Gjermania ku mori pjesë në një forum politikbërës, mbrojti edhe një herë vendimin për vendosjen e një rregulli të ri për organizimin e koalicioneve parazgjedhore.

Gjatë një interviste për DW, ai thekson se ky ishte vendimi i duhur për Shqipërinë në funksion të konsolidimit të sistemit zgjedhor dhe atij politik.

?Besoj se në konkluzion ne kemi bërë gjënë e duhur për vendin tonë, kemi bërë gjënë e duhur për sistemin tonë zgjedhor, dhe kemi bërë gjënë e duhur edhe në funksion të ambicies tonë për të konsoliduar edhe më tutje procesin zgjedhor dhe procesin demokratik?, tha Rama.

Sa i përket paketës antishpifje, kryeministri bëri të ditur se mazhoranca do të marrë në konsideratë rekomandimin e Komisionit të Venecias.

?Nga miqtë tanë në Këshillin Europës na u tha që ne nuk mund ta aplikojmë ligjin gjerman se do ishte një ligj i rrezikshëm për Shqipërinë. Kjo është bota ku jetojmë, ne kemi bërë një ligj që është absolutisht i domosdoshëm, do marrim në konsideratë rekomandimin e Komisionit të Venecias, por Shqipërinë si vatrën më të nxehtë të shpifjes në Europë ne nuk do ta lëmë?.

Kryeministri foli edhe për procesin e integrimit, duke bërë të ditur se pavarësisht faktit se kur do mbahet konferenca ndërqeveritare, Shqipëria do bëjë detyrat e saja.

?Këtë do ta shohim në varësi të vendimit që do të marrë Këshilli Europian. Ne po ecim në mënyrë intensive në hedhjen e hapave të mëtejshme dhe pavarësisht se çfarë do të vendos këshilli Europian ne do të vazhdojmë me vullnet dhe me durim dhe shpresojmë që konferenca të ndodh në fund të këtij viti. Por nëse nuk do ndodh në fund të këtij viti, do të ndodh me siguri vitin e ardhshëm?.

Rama nënvizoi se vijimi i procesit të integrimit është një çështje që varet jo vetëm nga ajo që bën Shqipëria, por edhe nga dinamikat e brendshme në BE.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended