Rama: Lleshi ministër në kohën e vendin e duhur - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kuvendi miratoi me 75 vota pro dhe asnjë kundër dekretin e presidentit Meta për shkarkimin e ministrit Fatmir Xhafaj.Pasi falenderoi edhe njëherë tjetër Xhafajn për punën e bërë, Rama tha para deputetëve të mazhorancës se mosdekretimi i Sandër Lleshit nga Meta i ka shtuar edhe më shumë bindjen se gjenerali është njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur për të drjetuar këtë ministri.Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend hodhi akuza në drejtim të opozitës dhe presidencës se po punohet për bllokimin e refromës në drejtësi.Rama tha se mungesa e Gjykatës Kushtetuese ka bërë që të punohet ditë e natë për të bllokuar rerformën në drejtësi ndonëse theksoi se kjo nuk është një sfidë e pakapërcyeshme për qeverinë.Ai pohoi se qeveria ka si synim mirkuptimin me palët për të përfunduar reformën.Në kuadër të këtyrë deklaratave Rama i lëshoi dhe një mesazh të drejtpërdrejtë Presidentit. Kryeministri tha se nëse Metës do I mungojë dëshira për mirëkuptim atëherë kjo krisje do të thyhet. Kreu i qeverise shtoi se kjo krisje me presidentit Meta nuk eshte aspak personale por vetem institucionale.Duke njoftuar shkarkimin e Xhafajt dhe emërimin e Lleshit, Rama deklaroi se do I jap disa ditë kohë presdidentit që të reflektojë sërisht mbi figurën e njeriut që do të emërohet si ministër në krye të punëve të brendshme.Rama u shpreh se nuk e ka humbur ende besimin se presidenti mund të dekretojë në vazhdim Sandër Lleshin.
Recommended