Fillon ndertimi i murit rrethues ne Ambasaden Amerikane - (17 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Ambasada Amerikane fillon rrëzimin e murit përforcues, që e ruajti për dy vjet dhe ndërtimin e një muri të ri. Këtë e ka paralajmëruar edhe vetë ambasadori Limpreht, përpara zgjedhjeve të Tetorit. Ndryshimi do të prekë perimetrin e jashtëm të territorit të ambasadës, në mënyrë që të lidhet mirë me arkitekturën e përgjithshme të kësaj ambasade.

Gjatësia e këtij muri është mbi 550 metra. Muri do të lyhet me ngjyrë të verdhë me një shirit të bardhë, për t?iu përshtatur pamjes së ndërtesës kryesore. Puna ndërtimore po kryhet nga një kompani amerikane. Ky projekt kap shifrën 1.35 milion dollarë./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended