Grumbullimi i prinderve para shkollave, ministrja: Duhet t'i mirekuptojme

  • 3 years ago
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se vendimi për hapjen e shkollave nuk ka qenë i lehtë dhe se në vetvete mbart rrezikun për rritjen e rasteve me Covid. Megjithatë, sipas Ministres, të dhënat e deritanishme tregojnë se transmetimi i sëmundjes në shkolla ka qenë i rrallë dhe nëse merren masat e distancimit dhe higjienës ato kanë më pak gjasa që të kthehen në burim infeksioni.
"Hapja e shkollave, pavarësisht protokolleve të sigurisë, që janë vendosur dhe të gjitha shkollat kanë marrë masa për t'i zbatuar, ka një rrezik në vetvete, për rritjen e rasteve dhe shfaqen e grupimeve me Covid ndonëse kjo mund të jetë e radhë. Të dhënat e deritanishme, të paktën ato që kemi të disponueshme, tregojnë se transmetimi i sëmundjes në shkolla ka qenë i rrallë dhe nëse merren masat e distancimit dhe higjienës, ka më pas gjasa që këto mjedise të kthehen në burim të shtimit të transmetimit të virusit, më shumë sesa vende ku ka densitet të lartë, siç janë ambientet e punës apo vendet argëtuese".
Sa i përket pamjeve që ofroi dita e sotme, ku prindër të shumtë ishin mbledhur para shkollave, Manastirliu kërkoi mirëkuptim, pasi situata nuk është e zakonshme.
"Sot ishte një situatë e cila patjetër është vërejtur nga të gjithë ne. Duhet edhe t'i mirëkuptojmë pak prindërit. Kjo është një situatë që ka një risk shëndetësor, nuk mund ta themi që nuk ka një risk. Kjo është dita e parë e shkollës, duhet të mirëkuptojmë edhe prindërit, edhe fëmijët gjithashtu. Unë personalisht kam parë edhe prindër që nuk e kisha parë herë tjetër, që shoqëronin edhe fëmijë adoleshentë në shkollë. Do të thotë që ka qenë edhe një dëshirë e vetë prindërve për të parë nga afër. Duhet ta mirëkuptojmë këtë situatë./tvklan.al


#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended