Stadiumi "Qemal Stafa" gati per ndeshjen Shqiperi-Greqi (6 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
11 tetori, data e ndeshjes së shumëpritur së përfaqësueses së vendit tonë dhe asaj të Greqisë, po afrohet. Arena ku do të zhvillohet kjo ndeshje e cilësuar si derbi në stadiumin " Qemal Stafa", po e ndryshon çdo ditë fytyrën e vet falë punës dhe përkushtimit të drejtuesve dhe të gjithë atyre njerëzve që synojnë ambientin e tij t'a shndërrojnë në një ambient komod që si shqiptarët ashtu dhe të huaj t'a ndjekin në kushte normale këtë takim shumë të rëndësishëm për nacionalen tonë.
Rreth 25 milion lekë janë shpenzuar deri tani për të rregulluar ambientet si brenda ashtu dhe jashtë stadiumit, thekson drejtori Bushati i cili shtoi se ndeshja me Greqinë nuk do t'i japë fund punimeve pasi ato do të vazhdojnë edhe më tej derisa gjithë opinioni publik të krenohet me stadiumin "Qemal Stafa" ku këto ditë është punuar me intesitet jo të zakonshëm./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended