Sport, intervista me Alban Bushin e Altin Haxhin - (7 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Trajnerëve të skuadrës sonë përfaqësuese, Medin Zhega dhe Vasil Bici, një nga një po iu vinë futbollistët e kombëtares të thirrur për ballafaqimin e 11 Tetorit, kundër Greqisë në Tiranë. I pari ka mbërritur nga Turqia Alban Bushi, i cili po stërvitet këto ditë me Tiranën, për të ruajtur formën e tij të mirë sportive. Pas tij kanë mbërritur Bogdani e Tare.

Mbrëmë kanë mbërritur nga Greqia, Altin Haxhi e Arian Beqaj, ndërkohë që sot priten të vijnë edhe futbollistët e tjerë që do të plotësojnë listën e Zhegës. TV Klan me kamerën e vetë është gjendur si në Stamboll ashtu edhe në Selanik për të realizuar dy intervista ekskluzive me futbollistët e shquar të përfaqësueses sonë, Alban Bushi e Altin Haxhi.

Alban Bushi:- ?Ndeshjen me Greqinë e presim si unë, të gjithë shokët e mi, ashtu dhe gjithë Shqipëria, me padurim. Dua t?i them se në qoftë se ekipi fiton, unë si Alban Bushi ia dedikoj publikut shqiptar?.

Altin Haxhi:- ?Besoj se me disa rregullime të vogla çdo gjë do shkojë më së miri. Uroj që ky rikthim të bëhet që në ndeshjen e dytë që kemi me grekët, që besoj do të jetë diçka vendimtare për ekipin tonë. Kam shpresë se çdo gjë do shkojë mirë?./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended