Kalaja e Tetovës, e “zhytur” në mbeturina

  • 3 years ago
Me vite të tera institucionet premtojnë përmirësimin e infrastrukturës në Kalanë e Tetovës, por realizimi nuk është askund. Mungon ndriçimi e pastërtia, gjë që ndikon në ?dëbimin? e turistëve edhe ashtu të paktë.




 ?Por, në vend të këtyre investimeve, në kala, gjejmë gjendjen e vitit të shkuar, lënie tërësisht pasdore. Për pasojë, në vend që të shohim turistë këtu në kalanë e Tetovës, e gjitha që shohim janë mbeturinat dhe kafshët e egra?.

Banorët shprehen të revoltuar. Thonë se përmirësimi i situatës në Kalanë e Tetovës nuk është e kushtueshme, por se mungon vullneti i institucioneve për zgjidhje.

 ?Kjo nuk kushton kushedi sa para, do dreka e darka që i hanë funksionarët qoftë të pushtetit lokal apo qendror me to mund ti rregullojnë. Këtu duhet të ketë drita nga qyteti e deri lartë në kala, se këtu ka egërsira gjithçka ka.  Në vend që të bëhet një rekreacion për të rinjtë, të njëjtët rinë nëpër kafeteri, sidomos tani në kohë pandemie?.

"Kalaja mbase nuk do duhej ti lihet në dorë kësaj komune të pa aftë që e kemi që nuk ka kapacitete as intelektuale as vizionare për të bë diçka. Do duhej  mbase ingerencat t`i merren nga ndonjë institucion tjetër?.

Qendra për konservim, e cila është përgjegjëse për restaurimin e Kalasë, thotë se po punohet në mirëmbajtjen e saj por për restaurim të tërësishëm fondet nuk janë të mjaftueshme.

Qendra për konservim

?Në vitin 2019  janë lëshuar 1.050.000 denarë dhe ka përfunduar kjo, ndërsa ketë vit janë lëshuar 363.947 dhe realizimi i këtij projekti që parasheh injektimin e mureve në pjesën ku punohet filloi të premten. Te mjaftueshme nuk mund te themi se janë por jemi mësuar të punojmë ne faza?.- thonë nga Qendra për konservim.

Të pyetur për mirëmbajtjen e Kalasë së qytetit, nga komuna e Tetovës zgjodhën të heshtin.




Bashkim Sulejmani