Institucionet e Tetovës pa qasje për personat me nevoja të veçanta

  • 4 years ago
Pas publikimit të lajmit në televizionin Alsat për vështirësitë që hasin personat me nevoja të veçanta për të kryer shërbime në Kadastrën e Tetovës, e cila ndodhet në katin e dytë të qendrës tregtare, sot ishin angazhuar mjeshtër për ta rregulluar ashensorin. Sipas mjeshtërve ashensori do të jetë funksional deri në fund të javës. Shumë persona me aftësi të veçanta ankohen se si pasojë e mos pasjes së qasjes në Kadastër nuk mund të kryejnë punë. Ata detyrohen të kërkojnë ndihmë nga ndonjë kalimtar i rasti, ndërsa për një gjë të tillë presin edhe me orë të tëra.

 ?Ja kështu, lusim njerëz që kalojnë, dikush dëgjon dikush nuk dëgjon. Ja ndodhi i katërti person që luta, pikërisht që punonte aty. Kjo është. Ne shkallëve nuk hipim dot. Ja i treti person që kalon që dëgjoi, kaloi 1 orë e 25 minuta, sepse jo çdo kush dëgjon?- deklaroi Ramadan Sadiki.

 Nga Kadastra ditë më parë thanë se personave me nevoja të veçanta përpiqen t?iu dalin në ndihmë duke dërguar poshtë ndonjë nga të punësuarit.

?Në raste të këtilla, ne punëtorët tanë i dërgojmë deri poshtë  për ti pyetur se për çka janë të interesuar dhe kur duan fletë pronësie ne ia marrim letër njoftimin dhe ia dërgojmë dokumentin deri poshtë?- pohoi Jahi Bakiu. Drejtor i kadastrës së Tetovës.

Bashkim Sulejmani

Recommended