Strehime për personat me nevoja të veçanta

  • 5 years ago
Ministria e Punës dhe Poltikës Sociale në vjeshtë do të shpall thirrje për komunat që të ndërtojnë shërbime dhe vende strehimi për personat me nevoja të posaçme intelektuale të cilët dalin nga Qendrat shtetërore rehabilituese. Një gjë e tillë pritet të realizohet pasi ky dikaster ka marrë hua nga Banka Botërore për vendosjen e këtyre shërbimeve. Përfaqësuesit e ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale shprehen të vetëdijshëm se vendi nuk ka kapacitete të mjaftueshme për ofrimin e kujdesit përkatës të kësaj kategorie të qytetarëve. Krahasuar me rajonin Maqedonia ka numër më të ulët të personave me pengesa intelektuale të cilët qëndrojnë të strehuar nëpër institucionet e shtetit

Recommended