Vjen “One Telecommunication” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Telekom Albania zyrtarizoi të enjten emrin e ri zyrtar në ONE Telecommunications. Ai vjen me shumë oferta dhe mundësi për klientët.One Telecommunications, kompania e parë celulare në Shqipëri, ka nisur tashmë zyrtarisht një epoke të re duke u kthyer në operatorin më të preferuar për shqiptarët.Brandi i ri do të jetë lidhja e shqiptarëve në të gjitha trevat shqipfolëse. Elvin Guri, aksioneri më i madh i ONE Telecommunications, u shpreh se ky hap forcon investimet e tij ne ekonominë shqiptare, ndërsa nënvizoi se kjo kompani do të jetë e gjithë diasporës.ELVIN GURIAKSIONER I ?ONE TELECOMMUNICATIONS??Është nder për mua si investitor të jap kontribut për vendin tim. ONE Telecommunications do të bëhet kompania e të gjithë shqiptarëve?.Drejtori ekzekutiv i One Telecommunication, Emil Georgakiev, tha se është investuar një shumë prej 92 milionë eurosh për një infrastrukturë të teknologjisë dhe informacionit të fundit. Sipas tij, klientët e kompanisë do të arrijnë shpejtësi deri në 1 Gbps dhe do të kenë mbulim në mjediset e brendshme deri shtatë herë më të mirë se sot. Më tej ai shtoi se One vjen me risi të cilat përfshijnë ofertat më te mira të tregut, sipas nevojave të klientëve duek u shërbyer me transparencë dhe integritet.EMIL GEORGAKIEVDREJTOR EKZEKUTIV I ONE TELECOMMUNICATION?ONE vjen me qasje të re në treg dhe mënyrë të re të vepruari. Përparësia kryesore për ne është kënaqësia e klientit. Kemi besim se, duke i bërë gjërat çdo ditë më mirë për abonentët tanë, do të shndërrohemi në operatorin numër një në Shqipëri?.E pranishme në këtë këtë event ishte edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila i vlerësoi si një përfitim për Shqipërinë risitë në teknologji që ofron kjo kompani prestigjioze.BELINDA BALLUKUMINISTRE E INFRASTRUKTURESONE Telecommunications thekson se shërbimet për abonentët do të vijojnë të kryhen njëlloj, në të njëjtat dyqane ku kanë vajtur edhe më parë. Të gjithë klientët nuk kanë nevojë që të ndryshojnë as numër e as kartë. Duke nisur nga data 11 shtator, abonentët do të gjejnë dyqane të rimodeluara, me pak procedura, oferta më të mira, më shumë mundësi zgjedhje për telefonat smartphone të cilët do të mund t?i paguajnë përmes planeve tarifore si edhe produkte të tjera shumë të favorshme.

Recommended