Radhë në Kapshticë/ Pala greke ka pezulluar punën që prej orës 12:00, bllokohen tre autobusë

  • 3 years ago
Qindra shqiptarë të cilët punojnë dhe jetojnë në shtetin Grek, që prej orëve të para të mëngjesit, kanë mbetur të bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Plotësimi i kuotës ditore prej 300 personash ka pala greke të ulë traun dhe të pezullojë punën.

Shqetësimi kryesor i shqiptarëve të cilët sot nuk mundën të kalojnë në anën tjetër të kufirit, mbetet përfundimi i afatit të testit Covid dhe aplikimit online. Në tokën Shqiptare qëndrojnë të parkuar 4 autobusë, dy prej të cilëve sipas burimeve të Report Tv, janë pa udhëtarë, por qëndrojnë të parkuar për të zënë radhën.

Recommended