Ministër i Brendshëm? Balla: Sot nuk është çështje për mua! Në 2021 fitojmë më shumë se 74 mandate

  • 3 years ago
Partia Socialiste do ndërtojë një platformë online për të marrë vlerësimin e qytetarëve për ministrat dhe deputetët".

Kështu u shpreh drejtuesi politik i PS në Elbasan Taulant Balla duke theksuar se përmes vlerësimit të qytetarëve do të zgjidhen edhe kandidatët për deputetëve të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Balla shmangu përgjigjen, nëse është propozuar për ministër i Brendshëm.

"Për atë që është më e rëndësishme për formësimin e ekipit të deputetëve që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit dhe padyshim për të dhënë përgjigje dhe për çështjet e vlerësimit dhe performancën e secilit në përgjegjësinë që ka marrë për të përfaqësuar Partinë Socialiste, por ajo që është më e rëndësishme për t'i shërbyer aleatit tonë të vetëm , sikurse janë njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm. Ndaj unë nuk dua të bëhem pjesë e këtyre thashethemeve mediatike , por dua të vlerësoj qe PS e Shqipërisë  i qëndron  besnik kësaj aleance me njerëzit dhe nga ky proces do të kuptojmë se ku duhet të përmirësojme përfaqësimin tonë politikë. Ju garantoj që kjo nuk është një çështje unë kam vëmendjen time sot. Unë jam sekretar i përgjithshëm i PS dhe Kryetar i Grupit Parlamentar në PS dhe drejtues politik në Elbasan. Është një nder për mua të siguroj fitoren e radhës së Partisë Socialiste në këtë qark" - u shpreh Balla.

Recommended