VMRO-ja opozitare proteston në Shkup

  • 4 years ago
VMRO-DPMNE-ja prej sot nis protestat, siç thonë tematike. Mbështetës të partisë opozitare po protestojnë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Pikënisja e protestës ishte para godinës së Ministrisë së Drejtësisë për të ndaluar te Komisioni Rregullator i Energjisë. organizatorët e kësaj proteste thonë se kjo është një seri e protestash dhe nuk do të ndalen deri në tërheqjen e vendimit nga ana e KRRE-së dhe Qeverisë për shtrenjtimin e rrymës. Por, ata po ashtu thanë se protestat do të vazhdojnë edhe kundër qeverisë së korruptuar të Zoran Zaevit. Kreu e i VMRO-DPNE-së, Hristjan Mickosk gjatë fjalimit të tij potencoi edhe një herë kërkesën për të tërhequr vendimin e shtrenjtimin e rrymës dhe të gjitha vendimet që bien në kurriz të popullit.