Regjistrimi, Osmani: Presim vërejtje dhe sugjerime nga VMRO-ja
  • 5 years ago
Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani tha  se teksti i ligjit për regjistrimin e popullsisë është përgatitur pothuajse  gjatë një viti dhe  se me partnerët e koalicionit kanë arritur konsensus për çdo pikë të tij. Ai tha se tani që ky ligj është në procedurë parlamentare, shumica është  hapur për sugjerimet, vërejtjet dhe kontributin e VMRO-së opozitare rreth tekstit të propozim-ligjit. Sipas tij, hapi më i rëndësishëm në këtë proces është të fitohet besimi i qytetarëve.
Recommended