Burg per abuzuesit me cilesine e ndertimit | Lajme - News

  • 3 years ago
Pas tërmetit të 26 Nëntorit, i cili shkaktoi 51 viktima dhe afërsisht 1 miliardë euro dëme, Këshilli i Ministrave ka vendosur të ndryshojë Kodin Penal, duke propozuar dënimin me deri në 15 vjet burg të ndërtuesve dhe projektueseve që abuzojnë me cilësinë e ndërtimit.
?Kryerja e çdo veprimi tjetër me dashje, që mund të sjellë rrëzimin e plotë ose të pjesshëm të ndërtesave, ose të çdo objekti tjetër që mund të rrezikojë jetën ose shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vjet. Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga 7 deri në 15 vjet.?
Ndryshimet në Kodin Penal propozojnë edhe përgjegjësi për projektuesit, mbikëqyrësit dhe kolauduesit e godinave, të cilët shkelin rregullat teknike në fuqi dhe lejen e ndërtimit. Shkelja dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg, e në rastin kur ka pasoja të rënda për jetën, masa e dënimit shkon deri në 15 vjet burg.
Bashkë me ndryshimet në Kodin Penal, qeveria ka iniciuar edhe amendimet në Ligjin për Planifikimin e Territorit, duke detyruar ndërtuesit që përpara se të marrin lejen e ndërtimit, të sigurojnë me vlerën e plotë të investimit ndërtesën, si mënyrë për të mbuluar kostot, nëse nuk respektohen afatet e lejes, por po ashtu duhet të dorëzohet dhe sigurimi i përgjegjësive në ndërtim.
?Shoqëria e sigurimit, në rast se ndodh ngjarja e siguruar, është e detyruar të paguajë dëmin, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së autoritetit publik përgjegjës.?
Pjesë e ndryshimeve ligjore është edhe kontrolli dhe disiplinimi i punimeve, i cili parashikon ngritjen e një komisioni që do të shqyrtojë punën e projektuesve, zbatuesve teknikë dhe mbikëqyrësve të objekteve për t?i ndëshkuar ata me gjobë nëse kanë shkelur ligjin deri në heqje të licencës.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended