Edi Rama fushate ne Kamez, takimi me OJQ - (27 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Takimet e tij elektorale për postin e kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama, i ka zhvilluar në Kamëz. Ai është shoqëruar nga kryetari i PS së Tranës, Musa Ulqini, si edhe nga ministrat e kabinetit Meta, Muçi e Nako. Jam i gëzuar, tha Rama, që jam midis jush sepse 1 Tetori po afron dhe ju bashkë me mua do të keni mundësinë, të votoni për të ardhmen.

Edi Rama:- ?Ne do t?i hapim udhë normalitetit edhe në pushtetin vendor. Ne do t?i japim fund njëherë e mirë të gjithë llojeve të aventurave dhe të kaosit e rrëmujës që duhet të provokojnë njerëz si doktor rrumpalla. Të dashur miq, doktori kërkon të na tërheq përsëri në një provokim tjetër në datën 29, sepse ai njeri nuk e do Shqipërinë, ai njeri nuk i do shqiptarët, ai nuk e do stabilitetin e Shqipërisë. Ai njeri do vetëm pushtetin e tij dhe unë iu them, se ne nuk do të biem në asnjë nga provokacionet që ai ndërton. Ne do të zhvillojmë zgjedhje të lira e demokratike më 1 Tetor dhe me votën tonë, ne do t?i themi atij, se është koha të shkojë dhe të shtrohet në spital?.

Ndërsa paradite, kandidati për bashkinë e Tiranës, Edi Rama, takimin e tij e kishte rezervuar për Organizatat Jo Qeveritare, që veprojnë në vendin tonë. Unë tha Rama, kërkoj nga ju bashkëpunimin sepse në platformën time elektorale ju do të kontribuoni për t?i hapur rrugë zhvillimit të shoqërisë civile. Ne do të bashkëpunojmë tha Rama, pasi ju dhe shoqatat tuaja do të nxisni programe që janë të nevojshme për rininë e kryeqytetit./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended